Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa krahason shpenzimet nga Programi për Ringjallje Ekonomike, thotë se s’bëhet fjalë për zhvillim

NULL NULL
27.02.2024 15:28
Arben Mustafa
Arben Mustafa. Foto: Arkiv

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka bërë një koment lidhur me shpenzimet e bëra nga pakoja qeveritare për Ringjallje Ekonomike.

“Nga 90.4 milionë euro të shpenzuara në kuadër të programit për Ringjallje Ekonomike, vetëm rreth 7.8 milionë euro janë destinuar si mbështetje për bizneset, ndërsa 69 milionë euro janë shpenzuar për transferet prej 100 euro si shtesa për fëmijë dhe pensionistë”, ka shkruar ai, transmeton KlanKosova.tv.

“Ky është shteti ‘zhvillimor’ i Vetëvendosjes, që nuk ka të bëjë me zhvillim e as ringjallje, por vetëm me stagnim e degradim”, përfundon ai.

Programi per Ringjallje Ekonomike
Programi per Ringjallje Ekonomike

 

 

lajme të ngjashme