Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan NULL NULL 03.07.2025 13:19 03.07.2025 13:19 Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka sulmuar dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kurti tha në një intervistë mbrëmë se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”. Duke komentuar këtë deklaratë, Mustafa në një prononcim për Klankosova.tv tha se “nuk bëhet politikë me njerëz, të cilët luftuan për këtë vend e që janë në arrest qe pesë vite i cili më shumë po përngjanë në pengmarrje sesa në drejtësi”. “Unë mund të paramendoj kompleksin e Albin Kurtit ndaj Thaçit, por akuzat ndaj tij dhe Veselit në kontekstin e situatës së tanishme politike dhe bllokimit të konstituimit të Kuvendit janë të pakuptimta, përveç se ua ngjesin dorën akuzuesëve të cilët duan ta barazojnë luftën e UÇK-së me krimet makabre të Millosheviqit në Kosovë”. Ai mes tjerash tha se nuk është Kurti mentor i reformimit të partive politike në Kosovë, që ai të flas për reformat. “Ai mund të flas për mashtrimin, për luftën hibride me gënjeshtra ndaj kundërshtarëve politik dhe për autorësinë e tij të konceptit të “ analfabetëve funksional”, të cilët po i ushqen me popullizëm dhe po e votojnë. Kjo është reforma e tij dhe kontributi i tij në reformimin politik, për të cilin kontribut po i japin merita ata që s’ia duan të mirën këtij vendi, sipas bindjes time”, shtoi Mustafa për Klankosova.tv. Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 2 orë më parë