Mustafa: Koalicioni qeverisës po përballet mirë me problemet NULL NULL 12.11.2015 10:32 12.11.2015 10:32 Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Raporti i Progresit është real dhe se sipas tij ky raport vlerëson Kosovën në dialogun me Serbinë siç tha ai “përkundër problemeve që i kemi me opozitën”. “Jemi në fazën fillestare të adresimit të çështjeve. Ne do ta lexojmë çdo pikë të raportit dhe do të marrim masa” ka deklaruar shefi i qeverisë kosovare. Mustafa para ministrave të kabinetit qeveritar ka shtuar më tutje se koalicioni qeverisës po përballet mirë me problemet. Sipas tij, raporti vitin që vjen do të të jetë më i mirë me këtë koalicion siç e quajti Mustafa “koherent” njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.