Mustafa: Ju garantoj se asnjë shqiptar nuk do të dalë për të votuar në referendumin serb NULL NULL 15.01.2022 00:09 15.01.2022 00:09 Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka kërkuar që të bojkotohet referendumi i Serbisë nga shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Për këtë, në Edicionin Special të Klan Kosovës, foli kryetari i kësaj partie, njëherësh zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. “Ne kemi dalë me deklaratë dhe kemi ftuar qytetarët që të mos dalin, por edhe pa i ftuar, ju garantoj se asnjë shqiptarë nuk do të kishte dalë”, tha Mustafa. Mustafa tha se ky referendum ka qëllim rritjen e censurës në gjyqësorin e Serbisë. “Nuk përmirëson aspak situatën ekonomike e politike të shqiptarëve”, u shpreh ai. “Serbia para bashkësisë ndërkombëtare luan rolin e viktimës dhe më këtë autoritetet në Beograd rrahin gjoksin se ne jemi prezentë në Kosovë”. Sa i përket moslejimit të krerëve kosovarë për mosmbajtjen e referendumit në Kosovë, Mustafa e cilësoi të duhur. “Është qëndrim i duhur dhe njëkohësisht i rëndë për shkak të një invazioni që kanë marrë ambasadorët e shtetit të QUINT-it, por një gjë duhet kujtuar se ata janë ambasadorë, asnjë shtet i tyre, apo qeveritë, nuk janë mbledhur për të thënë se referendumi duhet të mbahet në Kosovë. Por serbët dinë të qahen para tyre”, shtoi Mustafa. “Kosova o duhet një ditë të tregojë shtetësinë dhe zotësinë që mund të menaxhojë shtetin e saj, ose ta ndajë me Serbinë, sepse në këtë situatë, Serbia është prezente në Kosovë.” “Kjo është Republika e Kosovës dhe ky është fundi”. “O duhet të jetë një Kosovë e lirë, brenda së cilës futet Presheva me Bujanocin, ose të gjendet një zgjidhje, por zgjidhje le të ofrojnë Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë