Mustafa: Ekonomia është rritur në katër për qind NULL NULL 29.05.2016 20:04 29.05.2016 20:04 Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se ekonomia e Kosovës gjatë vitit të parë të qeverisë së udhëhequr nga ai ka shënuar rritje prej katër për qind, njofton Klan Kosova. “Këto të dhëna janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla, por e rëndësishme është se kemi tejkaluar mesataren e shumë viteve që sillej rreth 3 për qind”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. “Edhe pse Kosova ka nevojë për rritje më të lartë, duhet të vlerësojmë si zhvillim tejet pozitiv se rritja ekonomike prej 4 për qind në vitin 2015 është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura edhe nga investimet e huaja direkte. Kur rritja ekonomike shkaktohet nga investimet private, sigurohet qëndrueshmëri në rritje edhe për vitet e ardhshme”. “Të dhënat aktuale, tregojnë se viti 2016 ka filluar më mirë se viti 2015”. “Rrjedhimisht është e arsyeshme të presim që rritja ekonomike për vitin 2016 të jetë më e lartë. Këtë vlerësim e shohim nga bizneset që i vizitojmë çdo ditë, e shohim nga ekspertët vendorë dhe nga organizata ndërkombëtare”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 50 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 4 orë më parë