Mustafa: Bashkë me Prokurorinë, kundër korrupsionit NULL NULL 29.04.2015 17:57 29.04.2015 17:57 Kryeministri i Kosova Isa Mustafa ka vizituar Prokurorinë e Shtetit, ku është takuar me kryeprokurorin e ri, Aleksandër Lumezi. Mustafa premtoi se do ta përkrah Prokurorinë duke u ruajtur nga infiltrimi politik sepse këto organe duhet të jenë të pavarura. “Do të japim përkrahje maksimale, gjithmonë duke u ruajtur nga ndërhyrja dhe infiltrimi politik sepse dëshirojmë që këto organe të jenë të pavarura tërësisht dhe se dëshirojmë që së bashku të realizojmë detyrat tona sa i përket zhvillimit ekonomik, shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë ai. Pas takimit, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi tha se morri përkrahjen që të krijohen kushtet për punë në Prokurori. “Nga kryeministri morëm përkrahjen që do të punojmë në këtë detyrë të rëndësishme pa ushtrimin e ndikimeve të pushteteve tjera”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025