Mustafa: Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë NULL NULL 18.09.2017 22:42 18.09.2017 22:42 Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka prezantuar katër pika që ai I ka quajtur argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtarë që I hapin rrugë liberalizimit të vizave. Ai ka thënë subjektet që tash qeverisin me vendin e kishin penguar liberalizimin, por që tash duhet ta ç’pengojnë, përcjellë Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Mustafës: “Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë! E kanë Marrëveshjen e dy komisioneve shtetërore, të Kosovës dhe të Malit të Zi; 2. E kanë Raportin e Komisionit Ndërkombëtar të emëruar nga Presidentja Jahjaga 3. E kanë konfirmimin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se me marrëveshjen e 25 Gushtit 2015 nuk humb territor as Kosova dhe as Mali i Zi, dhe se SHBA e përkrahë këtë marrëveshje; 4. E kanë Raportin e Komisionit Profesional për Matjen e Territorit të Kosovës, në krye me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili Raport konfirmon se me këtë demarkacion Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror territor. I kanë edhe kauzat politike, me të cilat kanë bërë fushatë të dhunshme. Dhe le të zgjedhin. Ose le të aprovojnë dhe amnistojnë kauzat e tyre të rrejshme politike, ose le të aprovojnë këto katër argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, le të hapin rrugën për liberalizim të vizave”.