Musliu: VV-ja, përmes Kurteshit, ‘e nxori nga varri’ Astrit Deharin për ta nisë fushatën zgjedhore NULL NULL 12.08.2024 17:04 12.08.2024 17:04 Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se me konferencën e sotme të Sami Kurteshit, duke përdorur rastin e Astrit Deharit e nisën fushatën zgjedhore. Megjithatë, Musliu thotë se as Astriti, as Moni, as Arbeni nuk e shpëtojnë Vetëvendosjen nga ndëshkimi i qytetarëve për siç përmend dëmin që ia bënë Kosovës, transmeton klankosova.tv. ”Vetëvendosje përmes Sami Kurteshit e paska nxjerrë nga varri Astrit Deharin për me nisë fushatën zgjedhore. As Astriti, as Moni, as Arbeni nuk ju shpëtojnë nga ndëshkimi i qytetarëve për damin që ia keni ba Kosovës. Pushtetin e keni, zbardheni rastin e mos lehni kot”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025