Musliu ironizon me Kurtin: Pagat s’kanë dalë, me shku në zgjedhje në nëntor besoj 70% i merr Albini NULL NULL 01.10.2024 09:03 01.10.2024 09:03 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganime Musliu, ka thënë se janë pjekur kushtet që të shkohet në zgjedhje në mes të nëntorit, e të mos pritet 9 shkurti. Musliu tha se pagat për shërbyesit civil nuk kanë dalë, dhe sipas saj, kështu si ka filluar qeveria as buxhetin për vitin 2025 s’do të mund ta votojnë. “Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, shkroi Musliu, transmeton Klankosova.tv. Deri më tani nuk dihet arsyeja e mosekzekutimit të pagave për sektorin publik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.