Musk i fiton tre milionë dollarë për gjashtë ditë nga shitja e parfumit “Burnt Hair” NULL NULL 20.10.2022 09:32 20.10.2022 09:32 Tre milionë dollarë apo (3 milion e 67 mijë e 965 euro), kaq ka fituar Elon Musk, nga shitja e parfumit të tij të quajtur “Burnt Hair” apo “Flokët e djegur. Kjo shumë e fituar nga Musk, vjen vetëm gjashtë ditë pasi ai e lansoi këtë produkt. Shefi ekzekutiv i Teslas njihet si person i cili e teston vetën në shumë fusha dhe duket se po arrijnë suksesshëm të depërtojë në fushën e kozmetikës. Miliarderi njoftoi përmes Twitterit se të marten ishin shitur 28 mijë e 700 shishe nga 30 mijë që ishin futur në treg. Por, vetëm dy orë pas ai bëri të ditur se edhe 1 mijë e 300 shihset e mbetura ishin shitur të gjithë. Çmimi për një shishe ishte shitur për 100 dollarë apo (102.27 euro). Ky parfum hyri në treg më 12 tetor.