Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musa Xhaferi: Incizimi i keqpërdorur më ka bërë probleme në shtëpi

NULL NULL
29.05.2016 09:34

Musa Xhaferi, ish zëvendës kryeministër nga radhët e BDI-së, theksoi se e ka përkrahjen e popullit dhe se do të kthehet në skenën politike.

Ai ka folur për skandalin me përgjimet dhe theksoi se në Maqedoni gjithmonë ka ekzistuar kjo gjë.

“Ky është degjenerim i sistemit” theksoi ai dhe shtoi se në vitet 2000 dhe 2001 ka pasur përgjime derisa është për keqardhje kjo gjë që po ndodh vazhdimisht.

Ai ka folur edhe për rastin e tij personal kur në opinion dolën incizime të bisedës së tij me një grua, identiteti i të cilës nuk është vërtetuar.

“Ajo është montim për qëllime politike”, theksoi Xhaferi.

Ai e pranon se ky incizim i ka bërë probleme në shtëpi, por se ato probleme janë tejkaluar dhe sipas tij ai incizim nuk meriton që publikisht të flitet për të.

Ata që e kanë bërë këtë gjë kanë kujtuar se do ta dëmtojnë BDI-në, por përkundrazi, sipas Xhaferrit nuk kanë mundur ta dëmtojnë./TetovaSot

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.