Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë NULL NULL 19.06.2025 13:50 19.06.2025 13:50 Pas shpërthimit të sëmundjes së murtajës së dhenve dhe dhive në disa zona të Shqipërisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës. Kjo agjenci kërkon që të evitohet çdo kontakt i drejtpërdrejtë i deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga Shqipëria, transmeton Klankosova.tv. Fermerëve në Kosovë, gjithashtu i kërkohet që t’i mbajnë kafshët e monitoruara si dhe të lajmërojnë menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme); “ Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja”, thuhet mes tjerash në kërkesat e AUV-it. “Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë”, thekson kjo agjenci, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 23 orë më parë