Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murseli: Iniciativa për FSK-në tregon respekt dhe konsideratë për pjesëtarët e kësaj force

NULL NULL
27.03.2025 23:53

Gjilani ka liruar nga pagesat shëndetësore pjesëtarët e FSK-së.

Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal është votuar dhe mbështetur iniciativa nga të gjithë anëtarët, pa dallim partie.

Asamblisti, Gentrit Murseli, për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova deklaroi se nisma ishte e tij dhe se kjo e tregon respektin dhe konsideratën që duhet të kemi për pjesëtarët e FSK-së.

Ai theksoi se ajo vlen për të gjithë pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa dallim se nga janë.

“Sot vetëm e kemi votuar formalisht dhe do të presim periudhën kohore 14 ditë të ligjshmërise dhe presim që kjo iniciative të jetë e plotfuqishme dhe të jetë funksionale”, deklaroi Murseli.

lajme të ngjashme