Murseli: Armën e kam blerë sepse Plava më tha se e shet dyfish të nesërmen NULL NULL 26.03.2026 11:35 26.03.2026 11:35 Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon sot seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Arma me të cilën u vra Liridona Ademaj ishte blerë nga Murseli teksa ky i fundit para trupit gjykues tha se armën e kishte blerë për shkak se i akuzuari tjetër në këtë rast Granit Plava i kishte thënë se mund ta shiste më shtrenjtë, transmeton KlanKosova.tv. “Po. Sepse ai (Granit Plava) tha që e shet dyfish të nesërmën. Me atë qëllim e kam blerë”, tha Murseli. Murseli tha nuk do të kishte përfitim nga kjo shitje, por qëllimi i tij ishte ta ndihmonte Plavën të cilin e kishte bashkëfshatar. Para trupi gjykues Murseli tha se më vonë e kishte zbuluar që ajo armë ishte përdorur për ta vrarë Liridona Ademajn.