Muriqi testohet për herë të dytë tek Lazio NULL NULL 30.09.2020 10:40 30.09.2020 10:40 Futbollisti Vedat Muriqi, ka bërë për herë të dytë vizitat mjekësore te Lazio. E gjitha kjo pasi prizrenasi dje ka udhëtuar drejt Italisë, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, gjatë qëndrimit në Stamboll, njofton Klan Kosova. Vizitat e sotme mjekësore të Muriqit i ka konfirmuar edhe klubi nga kryeqyteti i Italisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 🏥 Controlli medici per @MuriqiVedat e visita d’idoneità per @grpereira in @ClinicaPaideia pic.twitter.com/uHm9aW4E1n — S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 30, 2020 Së bashku me kosovarin, vizita të njëjta në klinikën “Paideia” bëri edhe futbollisti, Gabriel Roberto Pereira, që pritet të jetë transferi i radhës i lazianëve. Muriqi nesër pritet t’i bashkohet stërvitjeve të rregullta me skuadrën e re, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje prezenca e tij në duelin e 8 tetorit që Kombëtarja e Kosovës do ta ketë përball Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, nuk kuadër të Ligës së Kombeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.