“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO) NULL NULL 12.04.2026 21:39 12.04.2026 21:39 Mallorca ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Rayo Vallecano sot, në ndeshjen e javës së 31-të në La Liga, ku Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor. Dy golat e realizuara i mundësuan kosovarit të thyej rekordin e legjendësk Samuel Eto’o, duke mbajtur tashmë vendin e parë si golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas, me 55 gola. Pas ndeshjes, festë e madhe shpërtheu, ku lojtarët dhe tifozët e Mallorcas festuan së bashku. Në pamjet e publikuara nga klubi në rrjetet sociale, dëgjohet kori i tifozëve dhe bashkëlojtarëve që këndojnë në nder të sulmuesit shqiptar, duke uruar Topin e Artë për të. LO QUE TÚ QUIERAS, MURIQI 👑 pic.twitter.com/LcYkT9Y74x — RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026