Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murati publikon skemën e rritjes së pensioneve së familjarëve që kan dëshmorë apo të zhdukur

NULL NULL
07.10.2024 17:18
Hekuran Murati, Ministër i Financave dhe Transfereve
Hekuran Murati, Ministër i Financave dhe Transfereve

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për rritjet e pensioneve të  katergorive të dala nga lufta.

Në një postim në Facebook, ai ka publikuar skemën e këtyre kategorive si do të bëhet pas rritjes së fundit.

Përveç rritjes prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë.

Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së.

Kështu do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.