Murati pret reflektim nga partitë e tjera NULL NULL 17.06.2025 10:04 17.06.2025 10:04 Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pret që partitë e tjera të reflektojë. Para fillimit të seancës konstituive, ai tha se tash e 20 herë, deputetët e partive të tjera nuk votojnë dhe nuk ushtrojnë obligimin e tyre kushtetues. “Janë mbi 20 seanca që opozita nuk voton, duke mos ushtruar vullnetin e tyre të lirë as për apo kundër. Presim që opozita të reflektojë, obligimin kushtetues që është votimi, siç e dini Gjykata Kushtetuese deputetët në seancën konstituive janë të obliguar të votojnë. Vullneti i tyre i lirë është që të votojnë kundër apo abstenim. Kemi mbi 20 seanca që deputetët e opozitës nuk votojnë dhe nuk ushtrojnë obligimin e tyre kushtetues”, tha Murati, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.