Murati për mjetet vetanake: Ministria e Financave nuk është duke e bllokuar procesin NULL NULL 04.05.2023 13:33 04.05.2023 13:33 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria që udhëheq nuk është duke bllokuar të hyrat vetanake komunale. Ai, në seancën e Kuvendit, e sqaroi edhe gjithë procesin teksa tha se po manipulohet me ligjin për buxhetin, njofton Klankosova.tv. “Po manipulohet se çfarë ka ligji i buxheti, MF-ja nuk ka problem me interpretime të buxhetit aty shkruan shumë mirë se të hyrat vetanake komunale nga viti 2022 barten në vitin 2023, opozita LDK-ja në këtë rast po kushtëzon barti edhe të hyrat e viteve paraprake kështu duke shkelur ligjin pasi kjo nuk parashihet në ligj”. “Këta pikërisht për këtë e kanë bërë një amendament kur ka qenë votimi në lexim të dytë i ligjit të buxhetit dhe patën thënë që e kanë rregulluar këtë çështje tash po del që s’është ashtu. Unë kërkoj që LDK-ja nëse kërkon të zbatohet duhet të ketë amendament të ligjit, Ministria e Financave nuk është duke e blloku procesin”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025