Murati për aktgjykimin: Gjykata s’ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën NULL NULL 27.06.2025 12:40 27.06.2025 12:40 Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka komentuar sërish aktgjykimin e Gjykayës Kushtetuese, duke thënë se rikonfirmon që pozicioni i tyre ka qenë parimor. Ai u shpreh se Kushtetuesja nuk ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën. “Po besoj që dje aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese i cili rithekson atë çfarë është thënë në aktgjykimin e vitit 2014, por edhe në atë çfarë kemi thënë nga 15 prilli, vetëm sa i rikonfirmon që në vazhdimësi pozicioni ynë ka qenë parimor dhe ka qenë i bazuar në aktgjykimin dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”. “Te konstatimet i kemi dy pika, në asnjërën prej tyre Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën, siç po tentohet të prezantohet gabimisht dhe rrejshëm nga opozita. Në asnjë pikë të këtij vendimi nuk thuhet një gjë e tillë”, u shpreh ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 3 orë më parë