Murati pas aktgjykimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë NULL NULL 26.06.2025 19:58 26.06.2025 19:58 Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se kuvendi duhet të konstituohet jo më larg se 30 ditë nga sot. Sipas Muratit, votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra sipas tij lejohet, dhe se të gjitha partitë duhet të angazhohen për ta konstituuar kuvendin. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit. “Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim. Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese”, tha Murati, transmeton Klankosova.tv. Tutje, sipas tij, s’ka nevojë të pritet as për 30 ditë, pasi sipas tij, nesër mund të procedohet me votim të fshehtë dhe “kryhet kjo punë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.