Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murati: Pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit civilë

NULL NULL
29.10.2024 18:11
Lithuania Euro
Një punonjëse numëron paratë në Euro te një arkë. Foto ilustruese: AP

Ministri i Financave, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, njoftoi se nga janari do të ketë rritje të pagave për sektorin publik.

Rritja u tha se do të jetë nga 110 për secilin punonjës të sektorit publik.

Mirëpo, në opinion duket se pati paqartësi pas publikimit të një tabele që sqarohej rritja për pozita të caktuara.

E ministri Hekuran Murati theksoi se rritja e pagave do të vlejë për të gjithë të punësuarit.

“Pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës. Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik”, shkroi Murati.

Ai sqaroi edhe një herë se rritja e pagave do të ndahet në dy faza – në janar do të rriten për 55 euro, ndërkaq faza e dytë prej korrikut 2025, kur rritja, sipas tij, bëhet 110 euro.

lajme të ngjashme