Murati nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për mbështetje prej 51 milionë eurove NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila parasheh një mbështetje prej rreth 51 milionë euro për të mundësuar zbatimin e reformave institucionale, që përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, rritjen e konkurrencës, dhe mundësimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër. “Gjatë takimeve pranverore në Washington DC, kisha nderin të nënshkruaj edhe një marrëveshje me Bankën Botërore, përfaqësuar nga znj. Anna Bjerde, zv.presidente për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë takimit, diskutuam edhe për projekte tjera që parashihet të fillojnë realizimin në të ardhmen, në fushën e digjitalizimit dhe ambientit”, shtoi ministri.
Kosova Autobusaxhinjtë e Vushtrrisë s’i durojnë kombit, protestojnë ndaj tyre (VIDEO) 30.06.2022 20: 57
Video Lajme Autobusaxhinjtë e Vushtrrisë s’i durojnë kombit, protestojnë ndaj tyre - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 20: 56