Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murati nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për mbështetje prej 51 milionë eurove

NULL NULL
22.04.2022 22:01

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila parasheh një mbështetje prej rreth 51 milionë euro për të mundësuar zbatimin e reformave institucionale, që përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, rritjen e konkurrencës, dhe mundësimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.

“Gjatë takimeve pranverore në Washington DC, kisha nderin të nënshkruaj edhe një marrëveshje me Bankën Botërore, përfaqësuar nga znj. Anna Bjerde, zv.presidente për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit, diskutuam edhe për projekte tjera që parashihet të fillojnë realizimin në të ardhmen, në fushën e digjitalizimit dhe ambientit”, shtoi ministri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.