Murati në Samitin për Ballkanin Perëndimor flet për masat që u përdorën në menaxhimin e pandemisë NULL NULL 25.10.2022 16:25 25.10.2022 16:25 Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po organizohet nga The Economist në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministri Hekuran Murati mori pjesë në panelin “Investimet në Ballkanin Perëndimor për Rritje të Qëndrueshme”. Gjatë fjalës së tij, Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë. “Tutje, Ministri Murati u fokusua edhe tek roli i institucioneve ndërkombetare financiare si mbështetëse të rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e projekteve kyçe infrastrukturore. Ai u shpreh se qeveritë duhet të jenë proaktive dhe të përkushtuara që nevojat që identifikohen gjatë procesit politikëbërjes të adresohen me institucionet ndërkombëtare financiare, ashtu që financimi i tyre të jetë sa më i përballueshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve. Konferenca e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka mbledhur politikanë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, akademikë, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit e ndërmarrësisë për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në rajon.