Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungon Tahiri në gjykatë, seanca e radhës më 11 qershor

NULL NULL
28.05.2020 16:19

Gjykatat në Shqipëri u hapën siç njoftoi në facebook kryeministri, Edi Rama, por ish ministri i brendshëm nuk ka dijeni.

Saimir Tahiri nuk ishte njoftuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për datën e gjyqit e për këtë arsye procesi dështoi për herë të katërt.

“Nuk kishte marrë dijeni Saimir Tahiri , nuk ishte vënë në dijeni për datën e gjyqit”, shprehet Petrit Ismaili.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 11 qershor , ku dhe gjykata pritet të korrigjohet e ti nisë ftesë për tu paraqitur. Por teksa kuptohet që ish ministri i brendshëm ju tërhoqi vëmendjen gjyqtareve për të bërë kujdes me procedurën, avokati i tij zbuloi lëvizjen e radhës

Do kërkojmë përjashtimin e njërës prej gjyqtareve”, shprehet Maks Haxhia.

Gati tetë muaj më parë Tahiri u dënua për shpërdorim detyre së bashku me ish drejtorin e Vlorës, Jaeld Cela që u vetdorëzua dhe që po e ndjek nga paraburgimi përballjen penale me drejtësinë. Dy zyrtarë të tjerë vijojnë të jenë në arrati , dhe kësisoj çështja e tyre është veçuar. /Top Channel/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.