Mungon Nuredin Lushtaku, shtyhet gjykimi në rastin “Veteranët” NULL NULL 13.11.2024 12:03 13.11.2024 12:03 Në mungesë të të akuzuarit Nuredin Lushtaku, ka dështuar seanca e së mërkurës në rastin e njohur si “Veteranët”. Në këtë rast, përveç Lushtakut, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Lidhur me këtë mungesë e të akuzuarit Lushtaku, gjykata u njoftua sot përmes mbrojtësit të tij, avokatit Tahir Rrecaj, i cili tha se i njëjti nuk mund të jetë prezent në seancën e sotme për arsye shëndetësore, duke shtuar se përmes emailit gjykatës ia ka dërguar edhe vërtetimin mjekësor të të mbrojturit të tij, raporton“Betimi për Drejtësi”. Ndërkaq, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gazmend Bahtiri tha se për të vërtetuar një gjendje ndryshe faktike duhet të angazhohet një ekspertizë por e njëjta është shumë e kushtueshme. Gjithashtu, gjyqtari Bahtiri tha se kjo zvarritje është e qëllimshme. “Në pamundësi për tu mbajtur shqyrtimi i sotëm, duhet të caktojmë një datë tjetër që të presim edhe raportin origjinal. Tani kjo është, jo vetëm për gjykatën por edhe për juve si palë zvarritje e qëllimshme”, shtoi gjyqtari Bahtiri. Andaj, në mungesës së kushteve ligjore, seanca e planifikuar për sot u shty për një datë tjetër. Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast. Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro. Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues edhe më 19 janar 2021. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 21 orë më parë