Mungon Insulina, Ministria e Shëndetësisë nuk jep arsyet (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 30.11.2021 20:26 nga Arbreshë Uka 30.11.2021 20:26 Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë mungojnë përsëri insulinat. Në fakt në frigoriferët e kësaj barnatoreje ka mbetur vetëm një sasi e vogël e insulinave “Levemir”. Ngase ato si “Novorapid” dhe “Nevomix” janë shpenzuar që të gjitha më datë 19 të këtij muaji, ku furnizimi i fundit nga MSh-ja për këtë institucion shëndetësor është bërë më 19 tetor. Për këto mungesa tashmë të shpeshta, insulinë-varësit ankohen se mezi po ia dalin që t’i blejnë dhe sigurojnë këto ilaçe esenciale. Endokrinologët shpjegojnë se mos marrja e insulinës me kohë shkakton komplikime shtesë te shëndeti i pacientëve me diabet. Por, ku qëndron problemi në thelb që Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon qëndrueshmëri në furnizim për këtë ilaç esencial, tash e sa kohë? Shoqata e Pacientëve thotë se e gjithë kjo situatë është krijuar si pasojë e planifikimit të dobët nga zyrtarët përkatës të MSh-së. Kreu i kësaj shoqate, Besim Kodra, shton se pacientët me këtë sëmundje kronike duhet ta padisin MSh-në për mos furnizim me këtë ilaç esencial. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur në pyetjet e Klan Kosovës për mungesën e stabiliteti në furnizim. Mirëpo jo zyrtarisht televizioni mëson se gjatë kësaj jave, do të nisë furnizimi me insulina aty ku mungojnë përmes marrëveshjes së arritur gjatë verës me UNOPS-in, derisa problemi për këtë situatë të krijuar në këtë vit është mos-funksionimi i OSHP-së sa i përket procedurave të ankesave që bëjnë operatorët ekonomikë në këtë organ. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025