“Mungesë që nuk plotësohet asnjëherë”, Uki flet për humbjen e babait (VIDEO) NULL NULL 17.05.2025 12:18 17.05.2025 12:18 Këngëtari i njohur, Uki ka folur rreth familjes së tij, dhe lidhjes që ka me nënën dhe motrat. “Unë jetoj me mamin dhe motrën, disa nga motrat janë të martuara, jam edhe dajë, kështu që kjo është familja ime e ngushtë. Rri vetë goxha shumë, por kam qejf më qëndru me familje, sidomos kur jam në Kosovë”. Uki foli edhe për humbjen e babait të tij, e që thotë se është një mungesë që nuk plotësohet kurrë, transmeton Klankosova.tv. “Unë kam pasur humbje shumë të madhe, unë babin nuk e kam prej 2005-ës. Kam qenë i ri, dhe ishte një periudhë shumë e vështirë për mua. Prapë e kam kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme, për shkak të pozitivitetit të familjes. Por është një mungesë që nuk plotësohet asnjëherë”, tha Uki për “Weekend” në Klan Kosova. Lidhur me këngën e tij “Malli”, Uki thotë se e nisi si dedikim për babanë e tij të ndjerë, megjithëse për shkak të përkrahësve të tij, ai e ndryshoi rrjedhën e kësaj kënge.