Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mungesa e legjitimitetit”, arsyeja se pse Ministria e Arsimit prishi kontratën me SBAShK-un (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 22.11.2022 20:33

Me dy nënshkrime u fuqizua, e më një u shkëput.

Ministria e Arsimit, njëanshëm u largua nga Kontrata Kolektive me SBASHK-un, me arsyetimin e mungesës së legjitimitetit.

Në argumentimin ligjor të këtij vendimi përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e qeverisë, në kohën kur është marrë vendimi, gjë që sipas dokumentit përbënë mungesë të kompetencës, njofton Klan Kosova.

MASHTI ka potencuar se kontrata nuk është buxhetuar asnjëherë, por asnjë nga këto arsyetime nuk qenë bindëse për sindikalistët, që nuk pajtohen me shkëputjen.

Ish-ministri, Ramë Likaj, që e firmosi marrëveshjen nuk pranoi të komentojë rreth këtij zhvillimi.

lajme të ngjashme