Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungesa e konsensusit të partive shqiptare – sfidë e Kurtit për Asociacionin

NULL NULL
10.06.2021 22:40

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në emër të kryeministrit Albin Kurti, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu me Serbinë.

Te pjesa ku përmendet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe sfidë është konsideruar mungesa e konsensusit ndërmjet partive shqiptare.

“Marrëveshja u prit me protestë të ashpër nga partitë e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Ekziston një mungesë e konsensusit ndërmjet partive politike që përfaqësojnë komunitetin shumicë sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në këtë raport të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Klankosova.tv.

Aty po ashtu përmendet historiku i Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/ elementet kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë që Kosova dhe Serbia e nënshkruan në gusht të vitit 2015.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.