Mungesa e gjumit ju trashë NULL NULL 02.03.2017 10:30 02.03.2017 10:30 Happy woman laying on bed Sigurohuni që të flini tetë orë çdo natë. Hulumtimi i ri ka zbuluar se nëse nuk i përmbahemi orëve të rekomanduara të gjumit, gjasat për të vuajtur nga mbipesha rriten. Sipas shkencëtarëve, të flesh më shumë ose më pak se orët e rekomanduara paraqet të njëjtin rrezik për vijën tuaj të trupit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Hulumtuesit nga Universiteti i Glasgow i vlerësuan efektet e gjumit në mbi 120 mijë pjesëmarrës. Ky hulumtim besohet të jetë i pari që e ekzaminon ndërveprimin e shprehive të fjetjes me gjenet e mbipeshës. Ata që flenë më gjatë rrezikohen nga mbipesha duke peshuar 4 kg më rëndë sipas një studimi të publikuar nga American Journal në Clinical Nutrition. Ndërsa, ata që flenë më pak se orët e rekomanduara peshuan 2 kg më rëndë se ata që vazhdimisht pushojnë mjaftueshëm. “Këto të dhëna tregojnë që njerëzit të rrezikuar gjenetikisht nga trashësia, gjumi i pakët ose i tepërt paraqet të ketë një ndikim të kundërt dhe substancial në peshën e tyre të trupit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025