“Mund të jetë ndonjë huti, farmacitë e kanë sistemin paralajmërues për skadencën e barnave” (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 19:50 26.06.2025 19:50 Rasti i shitjes së barnave pa afat në një barnatore në Besi të Prishtinës, sipas Odës së Farmacistëve, nuk mund të jetë i qëllimshëm. Zëvendëskryesuesi i kësaj ode, Astrit Haxhijaha, tha për Kiks Kosovën, se mund të jetë vetëm një huti procedurale e farmacistit. Megjithatë, ai thotë se ky rast është nën përgjegjësinë e Inspektoratit Farmaceutik. Haxhijaha pohon se çdo barnatore e ka programin e caktuar, në të cilin regjistrohet çdo produkt a pajisje mjekësore dhe i cili në mënyrë automatike paralajmëron datën e skadimit. Me rastin e skadimit të afatit të barnave, Sipas Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, prodhuesit, qarkulluesit me shumicë dhe pakicë të produkteve medicinale, ku hynë edhe barnatoret, si dhe institucionet shëndetësore, janë të detyruar që ato t’i dorëzojnë për asgjësim. Asgjësimi i barnave pastaj bëhet nga kompanitë e licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilat këtë procedurë obligohen ta bëjnë në vende të caktuara e me aparatura të posaçme. Përveç mallit të vet, sipas Ligjit për Produkte e Pajisje Medicinale, barnatorja është e detyruar të pranojë produkte medicinale të papërdorshme, ku hyjnë barnat pa afat, edhe nga qytetarët. E shpenzimet shtesë për asgjësimin e barnave pa afat që qytetarët mund t’i dorëzojnë në barnatore, mbulohet nga buxheti i shtetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.