Muller: S’e merituam eleminimin NULL NULL 29.04.2015 17:36 29.04.2015 17:36 Bayern Munchen u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, pasi në gjysmëfinale u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Borussia Dortmund. Sulmuesi Thomas Muller thotë se Bayerni nuk e ka merituar eliminimin nga Kupa, kurse beson se kjo do të ndikojë pozitivisht në skuadrën nga “Alianz Arena”. “Në ndeshjen ndaj Dortmundit nuk kemi bërë shumë gabime, por në fund jemi humbës. E kemi merituar të jemi në finale, por kjo do të jetë një leksion i madh për ne për të ardhmen”, tha Muller. Bayerni e ka siguruar titullin në Bundesliga, kurse në javën që vjen luan në gjysmëfinale të Championsit kundër Barcelonës. https://www.youtube.com/watch?v=muiDnHxfsVM *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Blu me detaje argjendi, Real Madrid zbulon uniformat si mysafir për sezonin e ardhshëm 16/06/2025