Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Müller dhe Son shënojnë golat e parë në MLS

NULL NULL
24.08.2025 13:49

Pas një jete të tërë përkushtuar Bayernit, Thomas Müller këtë verë u largua nga bavarezët, me destinacion MLS. 35 vjeçari si transfer i lirë nënshkroi më Vancouver Whitecaps.

Në mëngjesin e së dielës, Müller ka shënuar golin e tij të parë te skuadra e re, në triumfin 3:2 kundër St.Louis City. Ish reprezentuesi gjerman në frymën e fundit i mundësoi fitoren Whitecaps me penalltinë e shndërruar në gol në minutën 90+14.

Pas 27 ndeshjeve të luajtura Whitecaps ndodhet në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore.

Ndërkohë golin e parë në MLS e ka gjetur edhe Son Heung-Min. Sulmuesi koreano-jugor shënoi në minutën e 6-të në barazimin 1:1 të Los Angeles FC përballë FC Dallas.

Son kaloi te skuadra amerikane për 22 milionë euro, pas 10 vitesh qëndrim te Tottenhami.

lajme të ngjashme