Muja debuton me gol te Samsunspori (VIDEO) NULL NULL 12.02.2024 20:11 12.02.2024 20:11 Arbnor Muja ka shënuar gol në debutim me skuadrën e Samsunsporit pas transferimit ditë më parë. Muja shënoi gol në minutën 91’, teksa u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, në minutën e 69’. Samsunspori shënoi fitore me rezultat 2-0, ndaj Antalyasporit, ekip që luan futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili nuk la shenjë në këtë takim. Skuadra e Samsunsporit që bën gara në Superligën e Turqisë, renditet në vendin e 13-të me 29 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv. 🇹🇷 Goal: Arbnor Muja | Samsunspor 2-0 Antalyasporpic.twitter.com/p3zW7NQ5a0 — FootColic ⚽️ (@FootColic) February 12, 2024