Muhaxheri: Qeveria po lufton me kotece të pulave e me zyra të zbrazëta në veri (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 21:34 17.06.2025 21:34 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Qeveria Kurti po lufton me zyra të zbrazëta në veri dhe me kotece të pulave. Muhaxheri tha se po gjenden armë në kotece të pulave në veri të vendit dhe se sipas tij, ato po paraqiten si të arritura të mëdha nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai u shpreh se Kurti e ka vendosur të ardhmen e Kosovës në rrezik për ta fituar edhe një mandat qeverisës, teksa tha se opozita s’i ka votat për ta formuar qeverinë. “Ne si opozitë, me PDK-në, AAK-në e krejt nuk i kemi 61 vota. Unë po ia kthej përgjigjen Memlit dhe opinionit. Del Emilija Rexhepi që thotë se nuk bën koalicion me ne. Del Elbert Krasniqi se bën koalicion veç me Albinin dhe e kemi një deputete tonën që nuk e voton koalicionin me PDK-në. Pra, i kemi tri vota mangu”, tha Muhaxheri në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se i ka thënë edhe partisë së tij, se Kosova në sanksione ka hy me flamur të nacionalizimit dhe “duke u kënaqur të gjithë se ky po vendos sovranitet në veri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.