Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muhaxheri për situatën në Kuvend: Cirkus që po ndodh çdo të dytën ditë (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2025 21:06

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për situatën në Kuvend.

Ai tha se në bazë të rezultatit përfundimtar që e kanë prodhuar zgjedhjet, siç u shpreh, është parë që qeveria në ikje nuk e ka më besimin e qytetarëve për të krijuar një qeveri të re.

Muhaxheri tha se është krijuar një situatë e tillë që tani po ndodh ajo që ai e quajti “cirkus” dhe degradim të Parlamentit të Kosovës.

“Në bazë të rezultatit përfundimtar që e kanë prodhuar këto zgjedhje është parë që qeverie në ikje nuk e ka më besimin e qytetarëve për të krijuar një qeveri të re”.

“Edhe ka qenë e pritshme që një qeveri që ka qeverisur e vetme me minoritetet nuk ka me përtypë ose me përceptu që duhet të qeverisin prapë me dikë tjetër, sidomos me ato partitë që i ka sulmuar shumë gjatë fushatës zgjedhore dhe ka përdorur fjalor denigrues për kundërshtarët e vet politikë”.

“Tash kur është ndodhur para një situate në të cilën nuk mundet me u bë qeveria, e kemi këtë cirkusin që po ndodh çdo të dytën ditë, do të thotë degradim total i Parlamentit të Republikës së Kosovës, duke dashur të imponojë diçka që s’munet me u imponu”, u shpreh ai./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.