Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2025 21:16

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që “të kthjellet dhe të reflektojë”.

Sipas tij, aq sa ka dhënë qytetari votë, aq Kurti mund të bëj qeveri.

Muhaxheri tha se si LDK nuk mund të qeverisin me Vetëvendosjen, duke kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që në fund të fushatës deklaroi që ‘nuk mundem me bë qeveri me LDK-në se ajo qeveri nuk zgjatë 5 minuta’”.

“Është mirë që ka relfektu po reflektimi i tij nuk është i plotë, pra qytetarët e kanë vërejt që edhe e ka pas një pushtet të pakufishëm nuk ka mujt me i bë zgjedhje këtij vendi”, tha Muhaxheri.

Ndër tjerash, Muhaxheri tha se partitë politike tha se kanë përgjegjësi historike edhe ndaj Republikës së Kosovës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.