Muhaxheri huq datën e vdekjes së komandant ABEJËS NULL NULL 11.08.2015 19:07 11.08.2015 19:07 Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në ftesat që ka dërguar për mbajtjen e mbledhjes komemorative në nder të rënies heroike të komandant Bekim Berisha (ABEJA) i’a ka huqur, njofton Klan Kosova. Në ftesën që Muhaxheri ka dërguar shënon se kjo mbledhje organizohet me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së komandant Bekim Berishës ndërsa në të vërtetë me datën 10.08.2015 janë bërë 17 vite nga vdekja e heroit. Më poshtë është ftesa që është dërguar nga i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.