Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti në matjen e fundit të Omnibus 

NULL NULL
02.07.2025 14:31

Në matjen më të fundit të opinionit publik të realizuar gjatë qershorit nga Omnibus, presidentja Vjosa Osmani, ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza kanë dalë më të popullarizuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar sondazhin, dhe sipas matjes, të realizuar në bazë të vlerësimeve nga 1 deri në 5 (1 = shumë negativ, 5 = shumë pozitiv), Osmani ka marrë 3.65, Konjufca 3.41 pikë, ndërsa Kurti 3.12, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë sondazh, më lart se Kurti është renditur edhe kreu i Mitrovicës së Jugut me 3.14 pikë./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.