Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muharremi: Murati po mundohet me mashtru, VV e ka përgjegjësinë kryesore për humbjen e miliona eurove

NULL NULL
23.06.2025 11:36

Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili deklaroi se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në shtator, Kosova rrezikon t’i humbas 90 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi tha se Murati dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje kanë përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore pse janë bllokuar institucionet thelbësore të shtetit dhe pse po humbin miliona euro, derisa ekonomia po shkatërrohet, transmeton Klankosova.tv.

Ai tutje shton se sot, ministri në detyrë Murati po mundohet të mashtrojë opinionin me deklaratat që sipas tij, tentojnë me hedh fajin diku tjetër.

“Ky dhe partia e tij kanë përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore pse janë blloku institucionet thelbësore të shtetit dhe pse po humbim miliona euro e ekonomia po na shkatërrohet. Po i njëjti për arsye elektorale, me e korruptu votuesin, pa planifikim i ka nda 70,000,000 euro nga buxheti publik nga €100 për interesa partiake. Po kur ka qenë rasti me i ndihmu bizneset dhe familjet me shmang rritjen e çmimit të energjisë dhe një valë të re të inflacionit që i varfëron qytetarë nuk ka bë asgjë. E sot gjithashtu po mundohet me mashtru opinionin me deklerata që tentojnë me hedh fajin tjetërkah”, ka shkruar Muharremi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.