Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muharremaj me thirrje për ndihmë pas zjarreve në disa fshatra të Suharekës (VIDEO)

NULL NULL
26.07.2025 16:19

Zjarret kanë kapluar edhe disa fshatra të Suharekës si Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht. Pas kësaj situate, kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj me anë të një postimi në Facebook ka bërë thirrje për ndihmë.

“Kushdo që ka mundësi e që ka paisje për shuarje zjarri le t’ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv

Në një tjetër postim, i pari i kësaj komune njofton se me të gjitha kapacitetet institucionale po mundohen ta  mbajmë situatën atje nën kontrollë.

“Faleminderit qytetarëve, zjarrëfikësve, policisë, të gjithëve”, shkruan Muharremaj, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme