Muharremaj: Jemi gati për stadiumin, presim zyrtarët e ministrisë për procedurat tjera NULL NULL 21.09.2023 17:45 21.09.2023 17:45 Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë që ata janë të gatshëm për ndërtimin e stadiumit. “Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. “Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht”. “Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektarë, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK”. “Po ashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse”. Muharremaj tha se i mirëpresin zyrtarët për të vazhduar me procedurat tjera pas këtyre që i kishte listuar. “Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera”. “Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit”.