Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Muharrem Fejza” plot me mbeturina (FOTO)

NULL NULL
14.08.2019 20:01

Qytetarët e lagjës Mati 1 në Prishtinë çdo ditë ballafaqohen me probleme të ndryshme.

Por, ankesat më të mëdha i kanë për papastërinë e ambientit që i rrethon.

Ata ankohen se ndërtuesit e objekteve banesore në këtë lagje po e shkaktojnë gjithë këtë papastërti nga mbetjet ndërtimore, dhe mbeturinat e tjera.

Hallin më të madh banorët rrugës “Muharrem Fejza” e kanë tek fëmijet.

Në ankesat e dërguar në Klan Kosova, theksojnë se çdo ditë fëmijët thithin pluhurin dhe përjetojnë zhurmën e ndërtimeve.

“Fëmijët e këtyre banesave përballen për çdo ditë me këto pamje të shëmtuara duke thithur pluhurin e duke përjetuar zhurmën, e duke jetuar me këto mbetje e mbeturina nga papërgjegjësia e Firmës ndërtuese!.”

Dhashtë Zoti,që fëmijët tanë të mos edukohen në këtë frymë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.