Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muhamet Ramadani kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror U20

NULL NULL
18.08.2021 19:23

Muhamet Ramadani është kualifikuar në finalen e disiplinës së hedhjes së gjyles 6 kilogram, në Kampionatin Botëror U20 e cila është duke u zhvilluar në Kenia, ka bërë të ditur Komitetit Olimpik i Kosovës.

Ramadani pati rezultat të mirë të mërkurën më 18.89 metra, kjo që e rendit atë në pozitën e katërt.

Rezultati i tij më i mirë personal është 19.92, këtë e vendosi në Kampionatin e Evropës U20, njofton Klankosova.tv.

Ramadani po shpreson ta thyej këtë rekord personal dhe të dekorohet me medalje. Ai nesër do të garojë me fillim nga ora 14:20 me kohën tonë lokale.

 

 

lajme të ngjashme