Muhamet Ramadani, Kampion i Evropës në hedhje të gjylës (VIDEO) NULL NULL nga Jon Ajeti 15.07.2021 18:40 nga Jon Ajeti 15.07.2021 18:40 Atleti kosovar, Muhamet Ramadani ka arritur edhe nje sukses tjetër në disiplinën e hedhjes së gjylës. Ai ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian U20 që po mbahet në Tallinn të Estonisë, njofton Klan Kosova. Për Ramadanin ky nuk është suksesi i parë në këtë sport, pasi është kampion aktual Ballkanik, në këtë disiplinë sportive. Garuesi kosovar, shihet si një potencial i madh për të ardhmën në hedhjen e gjylës, dhe në të ardhmën mund të jetë kanditat për lojërat olimpike.