Muhamet Hyseni i Llapit pritet të transferohet në Danimarkë NULL NULL 11.06.2024 14:01 11.06.2024 14:01 Muhamet Hyseni i Llapit pritet të transferohet në Danimarkë Futbollisti Muhamet Hyseni, ka vendosur që të ndryshojë klub. 23 vjeçari do të transferohet në ligën elitare në Danimarkë, tek ekipi Horsens. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv drejtori i sportit i Llapit Mentor Zhdrella. “Po, ka pasur dy opsione, por më e përshtatshme ka qenë ajo e ekipit Horsens. Vlera është diku mbi 700 mijë euro”, tha Zhdrella. Muhamet Hyseni, është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i Superligës me 26 gola, duke lënë pas Drilon Hazrollajn e Malishevës me 25 gola. Hyseni përpos me Llapin, më parë në Kosovë ka luajtur edhe për Ferronikelin dhe Malishevën/ Klankosova.tv