Muçolli: Bashkësia ndërkombëtare po bën pazare (VIDEO) NULL NULL 27.02.2023 16:46 27.02.2023 16:46 I ka 14 familjarë të zhdukur nga Masakra e Poklekut të Drenasit. Në mesin e atyre që presin të mësojnë rreth fatit të familjarëve të tyre është edhe Fadil Muçolli. Por, ai në një intervistë në Klan Kosova tha se pret pak nga dialogu me Serbi. Muçolli theksoi se nga ana e bashkësisë ndërkombëtare po bëhet pazare. “Jemi shumë të zhgënjyer edhe nuk presim shumë sepse presion është vetëm mbi Kosovën. Bindja ime është që me popullin e Kosovës po bëhet pazare. Po plotësohen apetitet e vendeve fqinje me territor si me gjithçka. Prej bashkësisë ndërkombëtare jemi të zhgënjyer”, tha Muçolli. Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Temë e diskutimit do të jetë plani franko-gjerman/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 4 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 5 orë më parë