Muaj më parë “s’u shkohej” në shkollë, tash duan t’i kthehen mësimit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 14.09.2022 20:35 nga Qendresa Tershana 14.09.2022 20:35 Pesë muaj pas protestës me thirrjen ”S’po shkohet në shkollë” mbase disave prej nxënësve pjesëmarrës edhe po iu shkohet në shkollë. Por, pasi këto institucione janë të mbyllura nga data 25gusht për shkak të grevës së mësimdhënësve, këtë nuk mund ta bëjnë. Tash organizatorët e protestës përmes së cilës kërkohej cilësi në arsim, duan që mësimi të nisë sa më parë. Derisa, slogani i këtij tubimi ata thonë se ishte në mënyrë figurative veç për të treguar pakënaqësitë e nxënësve për nivelin e arsimit, njofton Klankosova.tv Bile thonë se edhe kur e organizuan këtë protestë u kujdesën që të jetë në mesndërrim, për të mos humbur asnjë orë mësimore. Derisa tash, deklarojnë se kanë identifikuar raste kur nxënësit nuk po lejohen të shkojnë në objektet shkollore, edhe kur po duan.